Delawie shpreson se të gjitha partitë do ta votojnë demarkacionin

20 shkurt 17:49

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi, do t’i mundësonte qytetarëve të Kosovës të lëvizin lirshëm nëpër Evropë.

“Kalimi i Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi është esencial për sigurimin e mundësisë që të gjithë qytetarët e Kosovës nga të gjitha komunitetet të mund të lëvizin lirshëm nëpër Evropë”.

“Të gjithë mund të pajtohen për këtë dhe shpresoj që të gjithë deputetët nga të gjitha partitë do të votojnë pro”, ka shkruar Delawie në llogarinë e vet në “Twitter”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Toni Kroos është objektivi kryesor i portugezit Jose Mourinho për…