Mourinho e kërkon me çdo kusht Kroosin në “Old Trafford”

20 shkurt 2018 | 17:42

Toni Kroos është objektivi kryesor i portugezit Jose Mourinho për afatin kalimtar të verës.

Në mesin e zërave spekulativë për largimin e Paul Pogba shfaqet një tjetër emër për mesfushën e ‘Djajve te Kuq’, i cili pritet të rrisë kualitetin në mesfushë. Por ardhja e Kroos nuk lidhet aspak me Pogba, pasi në mendjen e tij Mourinho ka ravijëzuar një treshe fantastike me gjermanin në krah të Matiq e Pogba. Kroos qe në verën e vitit 2014 ishte shume afër Manchester United, pasi la Mynihun ka shprehur dëshirën për të provuar një eksperiencë të re.

28-vjeçari është lojtari kyç i taktikës së Real Madrid dhe vlera e tij konsiderohet rreth 100 milionë euro. Në verën e vitit 2014 Bayern Munchen ja ofroi Realit mesfushorin për 30 milionë euro dhe me të njëjtën vlerë bleu Xabi Alonso.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Chelseat në “Stamford Bridge” e pret sonte (e…