Delegacion i UEFA-s të mërkurën viziton Kosovën

20 maj 2019 | 10:22

Një delegacion i UEFA-s të mërkurën do të jetë për një vizitë në Kosovë.

Kjo vizitë vjen pas takimit që drejtuesit e FFK-së patën me përfaqësuesit e UEFA-s në Budapest, e ku u diskutua e ardhmja e ligave kombëtare dhe ku u aprovua kërkesa e FFK-së për pjesëmarrjen e një klubi tjetër në garat evropiane që nga viti i ardhshëm.

“Gjatë qëndrimit në Kosovë delegacioni i UEFA-s do ta shikojë gjithë rrjedhën e garave si dhe projektet që po i realizon FFK-ja dhe ato që parashikon t’i realizojë në periudhën e ardhshme. Po ashtu, delegacioni i UEFA-s, do të mbajë edhe një konferencë për media”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka paralajmëruar hapa konkretë për…