Delegacioni i BQK-së pjesë e konferencës së FMN-së dhe Bankës së Kroacisë

16 korrik 2019 | 16:34

Delegacioni i BQK-së i udhëhequr nga Guvernatori Fehmi Mehmeti, ka përfunduar pjesëmarrjen në Konferencën e dytë të përbashkët të organizuar nga Fondi Monetar dhe Banka e Kroacisë !

“Ka përfunduar, konferenca e dytë e përbashkët e organizuar nga nikoqiri, Banka Qendrore e Kroacisë dhe FMN, me titull “Demografia, punësimi dhe rritja: në drejtim të së ardhmes së Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore”, e cila u organizua në Dubrovnik të Kroacisë. Ky edicion i kësaj konference dyditore, iu kushtua tregut të punës dhe sfidave demografike, të ardhmes së punës dhe politikave që janë të nevojshme për një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe arritjen e niveleve të të ardhurave si në vendet e zhvilluara të Evropës Perëndimore”, ka shkruar Besnik Kada, drejtor në Departamentin për Marrëdhënie me Jashtë në BQK. “Në këtë tryezë dyditore morën pjesë zyrtar të lartë drejtues të FMN-së, ministra, guvernatorë të Rajonit, vendit nikoqir , institucioneve tjera ndërkombëtare si dhe ekspertë të njohur nga Universitetet e Oksfordit dhe Londrës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Transferi i ri i Barcelonës, Antoine Griezmann e vlerësoi Leo…