Delegacioni i BQK-së zhvilloi takime me zyrtarë të Bankës së Rezervës Federale të Nju Jorkut

19 prill 2024 | 11:38

Një delegacion i nivelit të lartë i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), kryesuar nga guvernatori Ahmet Ismaili, është takuar në Uashington për diskutime konstruktive me zyrtarë të lartë të Bankës së Rezervës Federale (Banka Qendrore e ShBA-së) të Nju Jorkut, të udhëhequr nga Matthew Nemeth, zëvendëspresident dhe drejtor i Shërbimeve të Llogarive të Klientit dhe Phatak, drejtues i Politikave dhe Strategjive Ndërkombëtare me ekipin e tyre.

Sipas njoftimit të BQK-së, takimi kishte për qëllim mirënjohjen dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy bankave qendrore.

Në takimin e zhvilluar me ekipin e FED-it të Nju Jorkut, delegacioni i BQK-së nënvizoi bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet dy bankave qendrore, duke përfshirë programet e ngritjes së kapaciteteve në mbështetje direkte që nga themelimi i BQK-së.

Veçanërisht, delegacioni potencoi përgjegjësinë e BQK-së në menaxhimin e të gjitha rezervave në Dollarë Amerikan (USD) me Rezervën Federale dhe theksoi rëndësinë e marrëdhënieve bankare korrespondente ndërmjet dy institucioneve.

Guvernatori Ismaili shprehi përkushtimin e BQK-së për të mbajtur lidhje të forta me FED-in, duke njohur rolin e saj kryesor në asistencën e menaxhimit të rezervës ndërkombëtare dhe partneriteteve strategjike, duke përfshirë praktikat më të mira për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Këto angazhime vënë në pah përkushtimin e BQK-së për të nxitur partneritete të qëndrueshme me akterët kryesorë ndërkombëtarë, duke avancuar më tej misionin e institucionit për promovimin e stabilitetit financiar dhe ndikimin e qëndrueshëm në ekonomi, pasi ne vlerësojmë partneritetin strategjik ndërmjet dy kombeve dhe institucioneve.

Ky takim dypalësh, është mbajtur gjatë qëndrimit të delegacionit të BQK-së në Uashington, për takimet pranverore me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), Bankën Botërore (BB), si dhe institucionet kryesore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe…