Delegacioni i Kosovës dhe ai i MCC-së takohen sot

05 korrik 2022 | 08:35

Sot, me fillim nga ora 09:00 deri në 11:30, do të mbahet takimi në mes të delegacionit amerikan të MCC-së dhe atij të Republikës së Kosovës.

Ky takim vjen pasi Bordi i Drejtorëve i Korporatës së Mijëvjeçarit (MCC) ka aprovuar marrëveshjen e kompaktit për Kosovën në vlerë prej 236.7 milionë eurosh.

Në fillim të takimit (20-30 minuta) do të kenë fjalë rasti drejtoresha e MCC-së për Kosovë, Sarah Olmstead dhe ministrja e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli.

Pas aprovimit unanim të Programit Kompakt të Kosovës nga Bordi i Drejtorëve të MCC-së, një delegacion teknik amerikan ka ardhur për vizitë pune në Kosovë. Qëllimi i vizitës është fillimi i punës për dizajnimin dhe implementimin e projektit të sistemeve akumuluese, si dhe mbajtja e takimeve koordinuese me institucionet hisedare në projektin e kapaciteteve akumuluese të energjisë.

“Pika e parë e vizitës 10-ditëshe do të jetë takimi ndër-institucional në mes të delegacionit amerikan dhe hisedarëve të energjisë në Kosovë, ku bëjnë pjesë përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT-it, KEDS-it, ZRrE-së, KEK-ut, si dhe pjesëtarët e Ekipit për Zhvillimin e Programit Kompakt, të cilët funksionojnë në Zyrën e Kryeministrit. Gjatë takimit do të diskutohen detajet teknike të projektit dhe planet e ardhshme për të përshpejtuar procesin e zbatimit” thuhet në kumtesën e dërguar nga Zyra e Kryeministrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për…