Abdixhiku reagon pas deklaratave të Ilir Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë asnjëherë me tregti të energjisë

11 nëntor 2026 | 22:56

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, në emisionin „Pressing“, duke i cilësuar si shpifje pretendimet që lidhen me bashkëshorten e tij, Albina Abdixhiku.

Përmes një reagimi publik, Abdixhiku ka mohuar kategorikisht pretendimet se bashkëshortja e tij është marrë me tregti të energjisë elektrike, duke thënë se ajo nuk është marrë asnjëherë me këtë veprimtari.

Ai ka theksuar se është e dhimbshme që bashkëshortja e tij po bëhet shënjestër e pretendimeve të tilla për shkak të angazhimit të tij politik.

Abdixhiku u ka bërë thirrje gazetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile që t’i drejtohen Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), për të verifikuar pretendimet e ngritura.

Kreu i LDK-së ka bërë të ditur gjithashtu se bashkëshortja e tij, Albina, ka ngritur padi ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj, të cilin e ka cilësuar si iniciator të pretendimit, ndërsa ka paralajmëruar se do ta mbështesë edhe ngritjen e një padie tjetër ndaj deputetit Kërçeli.

Në reagimin e tij, Abdixhiku ka thënë se çdo shumë që mund të përfitohet nga dëmshpërblimi do t’i dedikohet një kauze humanitare.

Ai ka theksuar se kundërshtimi politik duhet të drejtohet ndaj tij dhe punës së tij politike, duke kundërshtuar përfshirjen e familjarëve në përballjet politike.

Në fund të reagimit, Abdixhiku ka përmendur edhe çështjen e energjisë, duke thënë se do të vazhdojë të flasë për atë që e quan „mafia energjetike“ dhe të kërkojë përgjegjësi për të.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka…