Delegacioni serb: Asnjë marrëveshje me Prishtinën ende nuk është arritur

29 shtator 2021 | 20:08

Delegacioni i Beogradit në dialogun me Kosovë, ka thënë për Tanjug se në Bruksel se ende nuk është arritur asnjë marrëveshje me Prishtinën, transemton ‘lajmi.net’.

Zëdhënësi i BE-sw, Peter Stano shkroi në ‘Twitter’, se takimi midis kryenegociatorëve të Beogradit dhe Prishtinës, Petar Petkoviç dhe Besnik Bislimi, me ndërmjetësinë e të dërguarit special të BE për dialog Miroslav Lajçak, nuk ka përfunduar dhe se bisedimet po vazhdojnë.

“Negociatat po vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës,” shkroi Stano në Twitter.

Më herët, kryenegociatori i Prishtinës, Besnik Bislimi ka thënë se në Bruksel është arritur një marrëveshje.

Bislimi deklaroi se drafti përfundimtar është arritur dhe se pritet vetëm miratimi i Beogradit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekonomia e Kosovës ka pësuar më së shumti nga raportet e…