Deliu-Kodra: Lobistët serbë po përdorin fëmijët për fushatë kundër Kosovës

09 qershor 2020 | 12:10

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka reaguar ndaj protestave që serbët kanë mbajtur në Uashington.

Deliu-Kodra në llogarinë e saj në “Facebook” ka paraqitur disa fotografi në të cilat shihen disa fëmijë serbë duke mbajtur pankarta me gjuhë ofenduese ndaj ish-presidentit amerikan Bill Clinton, për shkak të intervenimit ndaj gjenocidit të Serbisë të bërë në Kosovë.

Publiée par Blerta Deliu-Kodra sur Lundi 8 juin 2020

Postimi i plotë i saj:

Lobistët serb shfrytëzojnë vëmendjen globale të protestave kundër racizmit për të fyer ish-presidentin amerikan Bill Clinton, i cili nëpërmjet fushatës ajrore kundër forcave serbe parandaloi spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës.
Në këto protesta dhe marshe ku demonstrohet si rrallë më parë kundër paragjykimeve, të cilat vazhdojnë të shkaktojnë viktima, lobistët serbë përdorin fëmijët për të përcjell pikërisht mesazhin e kundërt, atë të urrejtjes së padurueshme ndaj tjetrit.
Përveç parullës monotone “Kosova është Serbi”, ajo që bie në sy është një vogëlush i pafajshëm, të cilit i është vënë në duar pankarta me përmbajtje të rëndë fyese “Klinton ‘peder’ serbët mbajnë mend”.
Përveç figurës së Klintonit, ata fyejnë rëndë komunitetin LGBTI, e që këto protesta masive kanë qëllim ta luftojnë mu këtë dukuri të përhapjes së urrejtjes bazuar mbi paragjykime.
Shqiptarët nuk harrojnë! Përherë mirënjohës Presidentit Klinton, pa të cilin liria do të ishte pakrahasimisht më e kushtueshme.
Foto: Cristina Maza, gazetare e pavarur. Realizuar gjatë protestës anti-racise në \Uashington D.C.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë këtij viti në Kosovë në kërkim të punës janë…