Deliu-Kodra: Me vdekjen e Adem Mikullovcit ra perdja e një klase artistësh të llojit më të rrallë

15 shtator 15:24

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka shprehur keqardhje për vdekjen e aktorit të madh Adem Mikullovci.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se me vdekjen e Adem Mikullovcit  ka ra perdja e një klase artistësh të llojit më të rrallë, e veprimtarësh më të shquar.

“Me vdekjen e Adem Mikullovcit, ra perdja e një klase artistësh të llojit më të rrallë, e veprimtarësh më të shquar. Një artist që nuk ishte vetëm i tillë, dhe një veprimtar që ishte edhe artist. Tërë jetën e tij shkroi, luajti e drejtoi, sa drama që na shtinin në dhe, e sa komedi që na shkrinin së qeshuri. I tillë ishte Baca Adem. Origjinal dhe i paparashikueshëm sepse e zakonshmja e bezdiste. Ne, që me dakada na inspiroi t’i rrekemi artit dhe skenës, ishim me fat që jetuam në epokën e tij. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, mjeshtër!”, ka shkruar Deliu-Kodra.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i Hamburgut, Toni Leistner ka sulmuar një tifoz të…