Deliu-Kodra: Për rëndësinë e shëndetit mendor shoqëria jonë flet pak
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra është e pasionuar pas aktiviteteve fizike.
Ajo ka marrë pjesë në një ngjarje ku janë promovuar aktivitetet fizike dhe mendore.
Me këtë rast, Deliu-Kodra, ka thënë se për shëndetin mendor në Kosovë flitet shumë pak.
“Për rëndësinë e shëndetit mendor shoqëria jonë flet pak . Mbyllja gjatë pandemisë dhe përballja me një realitet të ri, për secilin prej nesh ka qenë shumë sfiduese. Gjatë kësaj kohe e kam kuptuar më së miri rëndësinë e daljes në natyrë dhe aktivitetit fizik në shëndetin tonë mendor dhe atë fizik. Këtë vikend me kënaqësi u bashkova në iniciativën e #SheInspires, e cila ishte frymëzuar pikërisht nga koha e pandemisë dhe fokusohej në rëndësinë e mirëqenies fizike dhe mendore për gratë dhe vajzat, në kontekst të pandemisë Covid-19”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.



