Deliu-Kodra: Vaksinimi i qytetarëve dhe hapja duhet të jenë prioritete të Qeverisë, jo mbyllja

07 prill 2021 | 14:16

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Vetëvendosje duhet ta ketë prioritet shëndetin publik para fushatës së saj të pakuptim në Shqipëri.

Po ashtu, ajo ka thënë se vaksinimi i qytetarëve dhe hapja duhet të jenë prioritet të kësaj qeverie dhe jo mbyllja siç ka ndodhur.

“Qeveria nuk ka nevojë të ndjehet e ngarkuar nga perceptimet për prejardhjen e vaksinave, por t’u besojë rekomandimeve të profesionistëve shëndetësor dhe t’u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Pa një diskutim profesional dhe publik me gjithë akterët kompetentë, vendimi mbetet diskutabil”, ka shkruar ajo në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Deliu-Kodrës:

Qeveria e Vetëvendosjes duhet të ketë prioritet shëndetin publik para fushatës së saj të pakuptim në Shqipëri. Arsyetimet politike mbi një interes shëndetësor zakonisht janë banale. Para se të refuzonte gjenerozitetin e Qeverisë shqiptare për vaksinimin e mësueseve, Qeveria do të duhej të zhvillonte një debat transparent dhe pa ngarkesa politike me profesionistët shëndetësor, në mënyrë që edhe qytetarët të kenë një pasqyrë të qartë.

Po ashtu, mbetet e pakuptimtë mungesa e një mendimi profesionistë nga IKShPK mbi refuzimin e vaksinimit të mësueseve me dozat e ofruara nga shteti shqiptar. Përpjekja për t’u treguar parimor mbi kurriz të tjetrit është hipokrizi! Në vend të vendimit arbitrar të mbështetur mbi interesa partiake, Qeveria duhet të iniciojë një konsultim të hapur me profesionistët shëndetësor vendor dhe ata të Shqipërisë, për të konkluduar një vendim të arsyeshëm dhe mbi të gjitha në interes të shëndetit të përgjithshëm publik.

Qeveria nuk ka nevojë të ndjehet e ngarkuar nga perceptimet për prejardhjen e vaksinave, por t’u besojë rekomandimeve të profesionistëve shëndetësor dhe t’u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Pa një diskutim profesional dhe publik me gjithë akterët kompetentë, vendimi mbetet diskutabil.

Vaksinimi i popullatës dhe hapja duhet të jenë prioritet i Qeverisë, por jo mbyllja e izolimi përbrenda dhe nga jashtë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar zëvendësimin e Vjosa…