Deliu, pushtetit: Kush i vodhi mostrat e Astrit Deharit?

09 prill 2024 | 14:58

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka shtruar disa pyetje për pushtetin, të cilin e ka quajtur mashtrues dhe që i frikësohet të vërtetës

Deliu ka pyetur për vjedhjen e mostrave të Astrit Deharit e për të cilat ka thënë se po pret përgjigje.

“Pyetje për pushtetin mashtrues që i frikësohet të vërtetës: Kush i vodhi mostrat e rastit Dehari? Ku qëndruan ato për një vit e gjysmë? Për çka shërbyen ato mostra jashtë Institutit? A pati ndërhyrje në mostra në kohën sa ishin jashtë Institutit? Kush i ktheu ato? Pse nuk pranuat ta votoni komisionin hetimor parlamentar për zhdukjen e këtyre mostrave? Po presim përgjigje!”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë…