Dellova: Jam lojtar i Kosovës

11 shtator 2023 | 23:15

Sot, është përhapur lajmi se futbollisti i FC “Ballkanit”, Lumbardh Dellova ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë, por një gjë e till është demantuar nga vet Dollova, i cili ka thënë se ndihet lojtar i kombëtares së Kosovës dhe është në pritje të ftesës nga selektori Gliha.

“Unë ndihem lojtar i Kombëtares së Kosovës dhe me padurim e pres ftesën e Selektorit të Kosovës”, ka shkruar Dellova pas zërave se ka marr ftesë nga Shqipëria.

Dellova ka thēnë se “Të gjitha informacionet e ditës se kam marr ftesë nga Shqipëria gjatë ditës nuk qëndrojnë”, dhe unë jam i fokusur tek Ballkani por dhe në pritje të Selektorit Glina sepse tashmë ka zëra që në ndeshjet e radhës do të jam edhe unë pjesë e Kombëtares së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëpunimi i kryeministri të Kosovës, Albin Kurti, me Partinë Socialdemokrate…