Demaliaj: LDK’ja iku nga përgjegjësia në luftë, po ik edhe nga dialogu

23 janar 2019 | 23:38

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shkumbin Demaliaj ka thënë se LDK ka ikur nga përgjegjësia në luftë, pasi në momentet vendimtare nuk ka përkrahur hyrjen në luftë.

Demaliaj, në RTV Dukagjini ka thënë se LDK vazhdimisht i ka ikur përgjegjësisë, si në kohën e luftës ashtu edhe tash në periudhën e bisedimeve.

“Kur ka ardhur koha për të hyrë në luftë, LDK nuk ka dhënë përkrahjen. Ka pasur disa përjashtime. Në kohën kur luftohej në zonat e luftës, LDK me ndërmjetësimin e një organizate kishtare të quajtur “Shën Egjidio” ka zhvilluar bisedime me Millosheviqin, Millutinoviqin,  Stanishiqin…”.

Deputeti i AAK-së thotë se tash edhe pse bisedimet kanë mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, LDK bojkoton procesin e dialogut.

“Sot në kushte paqeje, me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare në krye me SHBA dhe BE, LDK bojkoton proceset”, tha ai. Demaliaj ka arsyetuar kritikat ndaj LDK-së, duke thënë se po flet nga jashtë pa qenë pjesë e procesit.

“Kur nuk je pjesë e procesit e ndërhynë nga jashtë, me të vërtetë duhet me ta dhënë një përgjigje. Asnjëherë [LDK] nuk po ia qëllojnë… Edhe te taksa edhe te ushtria kanë ndërhyrë, por ne kemi pasur një marrëveshje me një partner të madh ndërkombëtar”, deklaroi  Demaliaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i fillojë procedurat…