Dembele, gati për finalen e Ligës së Kampionëve
Ylli i Paris Saint-Germain, Ousmane Dembele, pritet të jetë i gatshëm për finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit, pas shqetësimeve të fundit për një lëndim në pulpën e këmbës.
Trajneri Luis Enrique ka konfirmuar se gjendja e francezit është pozitive dhe se PSG-ja pritet ta ketë skuadrën pothuajse të kompletuar për ndeshjen e madhe në Budapest.
Dembele kishte shkaktuar frikë te tifozët parisienë pasi u largua nga fusha në ndeshjen e fundit në Ligue 1, por mediet franceze dhe gazetari Fabrizio Romano, kanë raportuar se problemi nuk është serioz dhe lojtari po riaftësohet mirë.
Sulmuesi francez ka qenë një nga lojtarët kryesorë të PSG-së këtë sezon në Ligës së Kampionëve, duke shënuar gola vendimtarë kundër Liverpoolit, Bayern Munich dhe Arsenalit gjatë rrugës drejt finales.



