Dëme milionëshe nga zjarri i madh në ELKOS Center në Pejë, flet Ramiz Kelmendi

25 mars 2023 | 13:27

Pronari i kompanisë ELKOS Group, Ramiz Kelmendi në një prononcim për Telegrafin ka treguar se si ka ndodhur ngjarja e rëndë në njërën prej punishteve të tij, dhe se si vet me punëtorët e kompanisë së tij është munduar që ta shuajë zjarrin.

Kelmendi tha se flakët e para të zjarrit kanë ndodhur rreth orës 08:15 të mëngjesit, por siç u shpreh ai asnjë punëtorë nuk ka qenë në kompani deri në mëngjes.

Ai tregoi se punëtorët të cilët u munduan ta shuanin zjarrin u asfiksuan nga tymi i zjarrit dhe për momentin janë duke marr tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Kurrkush nuk ka qenë në punë aty kur ka fillu zjarri, askush nuk ka qenë në punë. Edhe vet kam qenë në punishte, duke e pa duke i vizitu pikat ndërtuese. E kemi pa tymin dhe kemi hy me intervenu, edhe vet kam ka hy me intervenu, por ishte vonë. Nuk e di, se edhe vet punëtorët që kanë qenë aty, që e din pak a shumë janë të asfiksuar pak, por nuk janë të lënduar. Kjo ka ndodh diku nga ora 08:15 të mëngjesit. Unë hyra me fikë zjarrin, me ndal zjarrin, edhe punëtorët hynë. Një pjesë e ekipit kanë qenë në punë, dhe kur e kanë hap derën janë asfiksu”, ka thënë pronari i kompanisë ELKOS Group, Kelmendi.

I pyetur se çfarë ka pasur në punishten ku kishte filluar zjarri Kelmendi tha: “Tekstil, lodra, amvisëri, mjete pune, etj.”.

Po ashtu Kelmendi u pyet nëse dëmet materiale janë milionëshe, ai tha se mund të jenë edhe më të mëdha, por nuk mund të thotë diçka për momentin.

Ndryshe, deri më tani tetë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në emergjencën e Spitalit të Pejës, për shkak të zjarrit të madh në depot dhe qendrën tregtare ELKOS Center në Pejë.

Ndërsa, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se zjarri i madh në qendrën tregtare ELKOS Center në Pejë ende nuk ka arritur të shuhet, derisa zjarrfikësit vazhdojnë të jenë në vendngjarje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga kjo e dielë, 26 mars rikthehet ora verore. Mesnatën…