Dëmi nga shembja e digës Kakhovka në Ukrainë, 1.2 miliard euro

21 qershor 2023 | 08:30

Shkatërrimi i digës të Kakhovkës shkaktoi dëme prej 1.2 miliard eurosh, tha sot ministri ukrainas i Mjedisit, duke paralajmëruar se minat e zbuluara nga përmbytjet mund të përfundojnë në brigjet e vendeve të tjera evropiane.

Shkatërrimi i digës të Kakhovkës shkaktoi dëme prej 1.2 miliardë eurosh, tha sot ministri ukrainas i Mjedisit, duke paralajmëruar se minat e zbuluara nga përmbytjet mund të përfundojnë në brigjet e vendeve të tjera evropiane.

“Ka gjëra që nuk mund t’i rivendosim kurrë, të cilat janë ekosistemet që janë derdhur në Detin e Zi. Këtu përfshihen 20,000 kafshë që ndoshta kanë ngordhur, së bashku me speciet endemike që gjenden vetëm në jug të Ukrainës”, tha ai.

Strilets nuk specifikoi se çfarë përbën dëmin e vlerësuar prej 1.2 miliardë euro, por tha se shembja e digës la rreth një milion njerëz pa ujë të pijshëm pasi vëllimi i rezervuarit të Kahovkës u ul me tre të katërtat.

“Evropa do të gjejë minat ruse në plazhet e saj”, tha ai.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për bombardimin e një dige të epokës sovjetike nën kontrollin rus që në ditët e para të pushtimit, dhe Kremlini ka akuzuar Kievin për sabotim të një hidrocentrali.

Një ekip ekspertësh ndërkombëtarë ligjorë që ndihmojnë prokurorët ukrainas në hetimin e tyre, thanë se ishte “shumë e mundshme” që shembja e digës të ishte shkaktuar nga eksplozivët e vendosur nga rusët.

Shefi i politikës mjedisore të Bashkimit Evropian, Virginijus Sinkevicius, tha se vendet e BE-së po koordinojnë dërgesat emergjente të varkave, strehimoreve, digave të ujit, furnizimeve mjekësore dhe pastruesve të ujit.

Në përgjigje të shkatërrimit të digës, Polonia tha se Rusia duhet të pezullohet nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Rinovueshme, dhe i kërkoi BE-së të koordinojë një thirrje të mbështetur nga Estonia, Lituania dhe Letonia gjatë një takimi të ministrave të mjedisit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do…