Dëmtohen dy kisha ortodokse në Ferizaj

18 maj 2018 | 16:30

Komuna e Ferizajt ka njoftuar se ka marrë informacion për thyerjen e xhamave në dy kisha ortodokse serbe që gjenden në territorin e kësaj komune, përkatësisht në Varosh dhe Talinoc të Muhaxherëve.

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka dënuar këtë incident, të cilin e ka quajtur të shëmtuar.

“Ky incident i thyerjes së xhamave të Kishës Ortodokse në Varosh dhe Talinoc të Muhaxherëve është një akt i shëmtuar i personave të pandërgjegjshëm për të cilët Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë kanë marrë veprimet e nevojshme. Ne dënojmë këtë incident, duke e konsideruar një rast të izoluar dhe fare pa ndikim në klimën ndërfetare në komunën tonë. Veprimet e tilla janë kundër etikës religjioze të qytetarëve ferizajas, kur kemi parasysh faktin se komuna jonë është simbol i qytetit të tolerancës fetare”, ka thënë Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nën organizimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Gjilanit,…