Dëmtohen kabllot nënujorë, Afrika mbetet pa internet

14 mars 2024 | 20:37

Dhjetra vende në të gjithë Afrikën kanë pësuar një ndërprerje të madhe të internetit këtë të enjte pasi kabllot e shumta të telekomunikacionit nënujorë dyshohet se pësuan dëmtime.

MTN Group, një nga ofruesit më të mëdhenj të internetit në Afrikë, tha se ndërprerjet e vazhdueshme ishin rezultat “i dështimeve në kabllot e shumta të mëdha nënujore”.

“Teknikët tanë po punojnë në mënyrë aktive për të ridrejtuar trafikun përmes shtigjeve alternative të rrjetit”, tha kompania e Afrikës së Jugut në një deklaratë për mediat.

Ndërprerjet e internetit të shkaktuara nga dëmtimi i kabllove kanë ndodhur shpesh në Afrikë vitet e fundit.

Megjithatë, “ndërprerja e sotme tregon për diçka më të madhe (dhe) kjo është ndër më të rëndat”, tha Isik Mater, drejtor i kërkimit në NetBlocks, një grup që dokumenton ndërprerjet e internetit në mbarë botën, raporton Reuters.

NetBlocks tha se transmetimi dhe matja e të dhënave tregon një ndërprerje të madhe në tranzitet ndërkombëtare, “me gjasa në, ose afër pikave të shtrirjes së kabllove të rrjetit nën ujë”.

Sipas raportimeve të Bloomberg “të paktën tre kabllo nënujorë janë dëmtuar në brigjet e Afrikës, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha në të gjithë kontinentin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i 30-vjeçares Liridona…