Dëmtohen varrezat në fshatin Llapashticë të poshtme të Besianës

16 shtator 2018 | 13:09

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Llapashticë e poshtme në Besianë, dy qytetarë kanë raportuar se janë dëmtuar 81 gurë dhe piramida të varrezave.

Njësia policore pas hetimeve ka arritur të identifikojë një të dyshuar për këtë akt, i cili thuhet se ishte me probleme psikike.

“Pas konsultimit me prokurorin i dyshuari është liruar pasi që i njëjti është i pa përgjegjshëm për veprimet e tij”, është thënë në njoftimin e policisë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i elitës, Flamurtari, dhe skuadra e dytë në tabelë,…