‘Dëmtohet gypi i ujësjellësit në Prishtinë nga ndërtues të rrugëve’ (Foto)

01 tetor 2020 | 12:26

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, ka bërë me dije se banorët në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet do të mbeten pa ujë të pijshëm.

Me anë të një komunikatë për medie, kjo kompani ka njoftuar se arsyeja është dëmtimi i sapo ndodhur i gypit të ujit nga ndërtues të rrugëve.

“Nuk kanë të ndalur. Edhe në fillim të këtij muaji ende po ballafaqohemi me dëmtime të gypave të ujit që shkaktohen pa kurrfarë përgjegjësie nga kontraktorë e nënkontraktorë të ndryshëm të institucioneve”.

“Ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar KRU “Prishtina”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Korporata Ndërkombëtare e Financave dhe Zhvillimit në ShBA ka lëshuar…