Dëmtohet qëllimisht shtegu i ecjes në Tokbahçe

29 gusht 2023 | 13:20

Edhe pse ende nuk ka përfunduar puna për përurimin e tij, tashmë shtegu i ecjes në lagjen Tokbahçe në Prishtinë ka pësuar dëmtime.

Këto dëmtime, sipas drejtorit të Drejtorisë për Sport në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, janë të qëllimshme.

“E tmerrshme dhe e dhimbshme se si u dëmtua qëllimisht ende pa përfunduar shtegu i ecjes dhe vrapimit në Taukbahqe. Pse duhet të ndodhë një gjë e tillë… thjeshtë e pabesueshme!!! I dënojmë veprimet e tilla huligane dhe qëllim keqe, dhe i ftojmë institucionet përgjegjëse që të ndjekin rastin deri në fund. Puna do të vazhdojë, sportistët dhe qytetarët do ta shfrytëzojnë shtegun e përfunduar që ju takon shumë shpejtë”, ka shkruar Rugova në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Vetëvendosjes, Artan Abrashi, ka shpërndarë një shkrim të…