Deneveri mposhti Portlandin në sekondën e fundit

09 dhjetor 2022 | 13:36

Denveri ndodhet në grupin e skuadrave pretendente për kreun në Konferencën e Perëndimit, pas fitores me rezultat 121-120 arritur ndaj Portlandit jashtë fushe. Sfidë e vendosur në sekondën e fundit, me Nikola Jokiq protagonist.

Ylli i Denverit realizoi 33 pikë e 10 rebound, duke i bërë të pavlefshme 40 pikët e 12 asistime të Lillard për vendasit. Ekipi i Miami Heat, falë 31 pikëve e 10 rebound të Adebayo dhe 26 të Butler, mposhti me rezultat 115-110 rivalët e Clippersave.

Sfidë me rivalitet, ku për miqtë nuk mjaftuan 29 pikët e Paul George. Fiton edhe San Antonio, që mundi me rezultat 118-109 Houstonin, me Johnson protagonist, autor i 32 pikëve, mbështetur edhe nga Jones me 26 pikë.

Rezultatet

Miami – Clippers              115-110
San Antonio – Houston   118-109
Portland – Denver            120-121

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka themeluar Komisionin ad-hoc për…