Dënim simbolik me të holla për kirurgen që ia amputoi pacientit këmbën e gabuar

02 dhjetor 2021 | 08:18

Një gjykatë austriake ka dënuar me të holla një kirurge që ia amputoi këmbën e gabuar një pacienti të moshuar.

Kirurgia 43-vjeçare tha se veprimi i saj ka ndodhur për shkak të gabimit njerëzor, por gjykata e shpalli fajtor për neglizhencë të madhe dhe e ndëshkoi me 2.700 euro, ndërsa gjysma e kësaj shume është pezulluar, tha të mërkurën një zëdhënës i gjykatës në qytetin verior austriak, Linz.

Kirurgia e kishte bërë me shenjë për amputim këmbën e gabuar të pacientit 82-vjeçar para operacionit në maj të këtij viti në qytetin Freistadt, duke e kuptuar gabimin dy ditë pas operacionit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Gjykata i ofroi 5.000 euro dëmshpërblim si dhe shkallën e interesin të vesë së pacientit, i cili vdiq para se rasti të trajtohej nga gjykata.

Kirurgia tha se është bërë një lëshim në zinxhirin e kontrollit në sallën e operacionit. Prej asaj kohe, ajo ka nisur të punojë në një tjetër klinikë dhe mund të paraqesë ankesë ndaj dënimit.

Menaxhmenti i institucionit të përfshirë në këtë incident tha se “shkaqet dhe rrethanat e këtij gabimi mjekësor janë analizuar në hollësi” dhe se procedurat e brendshme janë diskutuar me ekipin si dhe janë ofruar trajnime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fatmir Limaj ka treguar një bisedë me Vojslav Sheshelin derisa…