Dënohet me 14 vjet burgim ish-deputeti moldav, spiunoi për Rusinë

13 mars 2018 | 17:07

Një ish-deputet i Parlamentit të Moldavisë është dënuar me 14 vjet burgim, nën akuzat për tradhti dhe spiunim për Rusinë.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Moldavisë, ka thënë se Yuri Bolboceanut i është ndaluar edhe shërbimi në zyra publike për katër vjet pasi të lirohet nga burgu.

Bolboceanu është arrestuar më 17 mars të vitit të kaluar.

Inteligjenca e Moldavisë dhe Shërbimi i Sigurisë, kanë thënë në atë kohë se ai është kapur në një takim me një spiun rus.

Moldavia, ish-shtet sovjetik, për kohë të gjatë është duke luftuar midis ndikimit rus dhe aspiratave të saj evropiane. (Rel)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka…