Denveri fiton duelin me Miamin, Lakersat buzëqeshin në shtesë

01 mars 2024 | 14:42

Denveri kampion fitoi me rezultat 103-97 ndaj Miamit, një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull në NBA.

Porter me 30 pikë ishte lojtari i ndeshjes, duke i dhënë fitoren skuadrës së Denverit. Pas kohës shtesë fiton Lakersat, që e mposhten Washington (134-131). Anthony Davis me 40 pikë si dhe LeBron James me 31 pikë bënë diferencën në fushë për vendasit, duke i bërë të pavlefshme 34 pikët e Poole për miqtë.

Fiton edhe Milwaukee, që mundi me rezultat 111-99 Charlotte, takim ku dallua Antetokounmpo me 24 pikë e 10 rebound. Jashtë fushe fiton edhe Golden State, që mundi 110-99 New York. Për Warriors, u dallua Stephen Curry me 31 pikë.

Rezultatet

Charlotte – Milwaukee            99-111
Orlando – Utah Jazz                115-107
Brooklyn – Atlanta                   124-97
New York – Golden State        99-110

San Antonio – Oklahoma       132-118
Phoenix – Houston                  110-105
Denver – Miami                       103-97
Lakers – Washington               134-131

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi ka rinovuar kontratën e tij me…