Denveri kualifikohet në ‘play-off’

17 mars 2023 | 13:19

Ekipi i Milwaukee u mund me rezultat 139-123 nga Indiana, një humbje që nuk prish aspak planet e skuadrës së Bucks, në krye të renditjes në Lindje dhe i kualifikuar në “play-off”.

Tetë lojtarë të Indiana realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Antetokounmpo. Fitore të rëndësishme arriti ekipi i Denver, që mundi 119-100 Detroit jashtë fushe, duke u bërë ekipi i dytë që ka siguruar matematikisht fazën “play-off”. Nikola Jokiq protagonist për miqtë, autor i 30 pikëve dhe 10 rebound.

Sacramento, falë 24 pikëve e 21 rebound të Sabonis, mundi me rezultat 101-96 Brooklyn. Fiton edhe ekipi i Phoenixin, që mundi 116-113 Orlando, sfidë ku Brooker realizoi 19 pikë, por vendimtar ishte stoli i Suns, me 41 pikë. Toronto mposhti me rezultat 128-111 Oklahoman, ndeshje ku diferencën për ekipin kanadez e bënë Siakam me 25 pikë e Trent me 23 pikë.

Rezultatet: Detroit-Denver (100-119), Brooklyn-Sacramento (96-101), Toronto-Oklahoma (128-111), Milwaukee-Indiana (123-139), Phoenix-Orlando (116-113).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 61 mijë e 700 vizita mjekësore specialistike janë kryer…