Denveri mposhti Bostonin, fitojnë edhe Dallasi e Minnesota

08 mars 2024 | 13:05

Denveri fitoi me rezultat 115-109 ndaj Bostonit në përballjen mes dy ekipeve pretendente për titull në NBA.

Kjo është humbja e dytë radhazi për Celtics, që pavarësisht kësaj mbrojnë kreun e renditjes. Ndeshje me rivalitet, ku për Denverin u dallua Nikola Jokiq, autor i një “triple double” (32 pikë, 12 rebound, 11 asistime). Për Bostonin, Porzingis realizoi 24 pikë e 12 rebound, por që s’mjaftuan

për fitore. Zhgënjen ekipi i Golden State, që në fushën e tij u mund nga Chicago (125-122). Vuqeviq dhe DeRozan realizuan nga 33 pikë secili për Bulls, duke i bërë të pavlefshme 25 pikët e Thompson për Warriors.

Minnesota mbron vendin e parë në Perëndim pas fitores me rezultat 113-111 ndaj Indianas, sfidë ku diferencën e bëri Edwards, me 44 pikë. Dallasi, falë 35 pikë, 11 rebound e 11 asistime të Luka Donqiq, mundi me rezultat 114-108 Miamin.

Rezultatet

Detroit – Brooklyn           118-112
Indiana – Minnesota       111-113
Dallas – Miami                 114-108
Phoenix – Toronto           120-113
Denver – Boston              115-109
Golden State – Chicago 122-125
Sacramento – San Antonio 131-129

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj,…