Denveri mposhti Lakersat në sekondën e fundit, triumfojnë edhe Clevelandi e New York 

23 prill 2024 | 12:07

Një kosh në sekondën e fundit nga ana e Murray i dha fitoren ekipit të Denveri, që mundi me rezultat 101-99 Lakersat në çerekfinalen e dytë “play-off”, duke udhëhequr 2-0 serinë. Një sfidë e ekuilibruar, që mund të ishte fituar edhe nga miqtë.

Trioja Davis-James-Russell realizoi 81 pikë për Lakers, por që s’mjaftuan për të fituar. Për kampionët e Denverit, Jokiq realizoi një “triple double”, me 27 pikë, 20 rebound e 10 asistime, mbështetur nga Porter me 22 pikë e Murray me 20.

Në Konferencën e Lindjes, ekipi i Clevelandit mundi me shifrat 96-86 Orlandon dhe tashmë udhëheq 2-0 serinë e çerekfinaleve. Donovan Mitchell me 23 pikë ishte lider në fushë për Cavaliers, që merituan fitoren.

Po 2-0 udhëheq serinë e takimeve çerekfinale edhe ekipi i New York, që mposhti me rezultat 104-101 Philadelphias. Sfidë e ekuilibruar deri në fund, ku për vendasit të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë (Brunson 24 më i miri). Embiid e Maxey realizuan 69 pikë për Philadelphian, por që mbetën për statistikë.

Çerekfinalet – Konferencës së Lindjes

Cleveland – Orlando                   96-86 (2-0)
New York – Philadelphia           104-101 (2-0)
Boston – Miami                           (1-0)
Milwaukee – Indiana                 (1-0)

Çerekfinalet – Konferencës së Perëndimit

Minnesota – Phoenix       (1-0)
Denver – Lakers               101-99 (2-0)
Clippers – Dallas              (1-0)
Oklahoma – New Orleans (1-0)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Maqedoninë e Veriut sot (e martë) ka nisur heshtja…