Dembele dhe Hakimi rikthehen në stërvitje, gati për finalen ndaj Arsenalit
Lajm fantastik për Paris Saint-Germain para finales së madhe të Ligës së Kampionëve ndaj Arsenal. Dy nga yjet kryesore të skuadrës, Ousmane Dembele dhe Achraf Hakimi, janë rikthyer në stërvitje dhe pritet të jenë të gatshëm për finalen e së shtunës në Budapest.
Pas shqetësimeve të ditëve të fundit për gjendjen e tyre fizike, rikthimi i të dyve konsiderohet një super përforcim për trajnerin Luis Enrique, i cili synon ta mbrojë titullin evropian me PSG-në.
Ousmane Dembele kishte munguar në seancat e fundit për shkak të një problemi fizik, ndërsa Achraf Hakimi po rikuperohej nga një lëndim në kofshë.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat franceze, të dy lojtarët tashmë kanë rifilluar punën me grupin dhe optimizmi në kampin parisien është maksimal para përballjes historike kundër Arsenalit në finalen e UEFA Champions League.



