Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni, sot votojnë të sëmurët dhe të burgosurit

23 prill 2024 | 12:05

Në Maqedoninë e Veriut sot (e martë) ka nisur heshtja zgjedhore, para zgjedhjeve të nesërme, të shtata presidenciale.

Heshtja përfundon më 24 prill në orën 19:00, kur mbyllen vendvotimet. Këtë vit, pasi mbahen zgjedhje të dyfishta, gjatë heshtjes për zgjedhjet presidenciale, nuk ka ndërprerje të fushatës për zgjedhjet parlamentare të caktuara për më 8 maj.

Zakonisht sot, një ditë para zgjedhjeve, votimi për zgjedhjet presidenciale mbahet për të sëmurët dhe personat e pafuqishëm, të burgosurit në Shtëpitë ndëshkuese-përmirësuese dhe personat në paraburgim, në shtëpitë e të moshuarve dhe shtetasit tanë jashtë vendit.

Zgjedhjet e shtatë presidenciale në vend do të mbahen më 24 prill, ndërsa raundi i dytë i mundshëm së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka dyshim se bojkotimi i votimit më 21 prill,…