Uran Ismaili: Ekonomia është në krizë nga mungesa e punës së Qeverisë, jo nga faktorët e jashtëm

26 maj 2026 | 17:25

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka kritikuar qeverinë në detyrë për mungesë të investimeve publike dhe për, siç tha ai, mungesë përgjegjësie ndaj qytetarëve.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Ismaili tha se qeveria ka sjellë të njëjtin buxhet “cent më cent” për 3 vite radhazi, duke e cilësuar këtë si dëshmi se nuk ka asnjë punë konkrete.

“Buxhetin e kanë hartu në vitin 2024, e kanë votu në 2025. Na e kanë sjellë të njëjtin buxhet, e kanë votu në 2026, i njëjti cent më cent është buxheti i njëjtë. Kjo kallxon që as nuk janë tu punu, as nuk kanë interes me punu”, tha Ismaili.

Ai shtoi se mungesa e investimeve publike po e dëmton drejtpërdrejt ekonominë e vendit.

“I ka planifiku vetë 1 miliard euro investime prej 2021 deri në 2024, nuk i ka investu 1 miliard euro. Nuk është kriza tu na ardhë prej jashtë, qysh po thotë ky”, u shpreh ai.

Video e plotë: https://www.facebook.com/share/r/14hNVBMDxac/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim Isufaj i cili kishte fituar garën në Këshillin Prokurorial…