Denveri mposhti Lakersave në finalen e parë

17 maj 2023 | 13:10

Denveri fitoi me rezultat 132-126 ndaj Lakersave në finalen e parë “play-off” Konferencën e Perëndimit, duke udhëhequr 1-0 serinë.

Një sfidë e jashtëzakonshme, mjaft e bukur dhe emocionuese mes dy skuadrave më të mira në këtë kah të NBA-së, që dueluan deri në fund. Një ndeshje ku kolektiviteti i Denverit bëri diferencën në fushë, me gjashtë lojtarë që realizuan mbi 10 pikë. Nikola Jokiq ishte protagonist me një “triple-double”, me 34 pikë, 21 rebound e 14 asistime, mbështetur edhe nga Jamal Murray me 31 pikë e Pope me 21 pikë. Lakersat dueluan deri në fund e shpresuan te fitorja, por pa sukses.

Davis e mbylli sfidën me 40 pikë e 10 rebound, LeBron James me 26 pikë e Reaves me 23, por që s’mjaftuan për të fituar. Edhe ndeshja e dytë do të luhet në fushën e Denverit.

Konferenca e Lindjes, “Play-off” – Finale
Boston – Miami

Konferenca e Perëndimit, “Play-off” – Finale
Denver – Lakers 132-126 (1-0)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi nuk e ka fshehur gëzimin…