Depay ëndërron dhe rikujton ‘perlën’ e Bergkampit ndaj Argjentinës (video)  

09 dhjetor 2022 | 13:10

Memphis Depay është gati për super duelin ndaj Argjentinës, ndërkohë që ëndërron një gol spektakolar si ai i Denis Bergkampit në çerekfinalen e “Francë 1998”.

Kryevepra e ish-sulmuesit të Arsenalit nuk do të harrohet kurrë për shkak të mënyrës shumë të bukur të ekzekutimit. Kundërshtar në atë kohë ishte pikërisht Argjentina dhe dueli luhej në Francë në vitin 1998.

“Ai ishte një moment magjik për të gjithë vendin. Çfarë goli! Të gjithë e mbajnë mend. Por sigurisht që kjo ndeshje do të fitohet nga momente si ai. Në 2014-ën unë nuk luajta kundër tyre. Kishte shumë tension. Të gjithë kanë teknikën e tyre, por rëndësi ka të ushtrohesh sa më mirë që të jetë e mundur. Unë nuk kam goditur kurrë një penallti pas 120 minutash, por jam gati. Gjithsesi, shpresojmë ta fitojmë brenda 90 minutave”, ka deklaruar Depay.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka…