Depay zyrtarizohet te Atletico Madridi

20 janar 2023 | 15:20

Atletico Madridi ka zyrtarizuar transferimin e Memphis Depayt nga Barcelona. Sulmuesi holandez ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2025.

Atletico mes tjerash bëri të ditur se reprezentuesi holandez do të prezantohet këtë të premte, në “Civitas Metropolitano” nga ora 18:00. Klubi nga kryeqyteti spanjoll nuk zbuloi tarifën e transferimit të 28-vjeçarit. Sipas raportimeve të mëhershme, Depay thuhet se i ka kushtuar 3 milionë euro.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten është hedhur shorti për fazën çerekfinale të Kupës…