Deputetët e LDK-së bashkë me shefin e partisë postojnë foto fitimtare

22 dhjetor 22:49

Zyrtarët e LDK-së, i janë gëzuar dështimit të iniciativës së Hashim Thaçit, Kadri Veselit e Ramush Haradinjat për të thirrur seancë të Kuvendit për të dalë në votim shfuqizimi i Gjykatës Speciale.

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, me anë të një postim në profilin e vet në “Facebook” ka treguar se ata janë të lumtur.

Abdixhiku në këtë foto ka shkruar këto fjalë: “Për net si këto, Përherë krenar me Lidhjen!”. Aty shihet edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Kryesia e Kuvendit ka dështuar në marrjen e vendimit për të dalë në votim shfuqizimi i Gjykatës Speciale, pasi as në mbledhjen e dytë gjatë natës së sotme, nuk pati kuorum.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi i Premier Ligës në mes Arsenalit dhe Liverpoolit ka…