Derbi i Premier Ligës përfundon baras. Shkëlqen Xhaka

22 dhjetor 2017 | 22:39

Derbi i Premier Ligës në mes Arsenalit dhe Liverpoolit ka përfunduar baras 3-3. Loja ishte e nivelit të lartë , më shumë gola dhe raste shënimi.

Në pjesën e parë Philippe Coutinho e shënoi golin e parë, kurse në fillim të pjesës së dytë Mohamed Salah e dyfishoi epërsinë në 0-2. Më pas Arsenali brenda shtatë minutash shënoi tre gola nëpërmjet Sanchez, Xhakës dhe Ozilit për rezultatin 3-2.

Megjithatë mysafirët e shënuan edhe një tjetër gol më anë të Roberto Firminos për rezultatin final 3-3. Në këtë ndeshje shqiptari Xhaka pati paraqitje të mirë duke shënuar edhe një supergol, kurse paraqitje të mirë pati edhe Shkodran Mustafi.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje!, Rexhep Selimi, deklaroi se ai dhe…