Deputetët e LV-së vizitojnë në QKUK policin e plagosur në Skenderaj

06 korrik 2022 | 13:33

Deputetët Mefail Bajqinovci dhe Arbër Rexhaj, kanë vizituar sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), policin e plagosur nga incidenti me armë zjarri në Skenderaj, meqë tjetri veçse është liruar për trajtime të mëtejshme në shtëpi.

Me këtë rast, Bajqinovci ka thënë se uniforma e shtetit duhet të respektohet.

“Në cilësinë e deputetëve dhe anëtarëve të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, së bashku me kolegun tim, Arber A. Rexhaj vizituam policin e lënduar në Qendrën Klinike Universitare, të cilit i uruam shërim të shpejtë! Njëri nga dy policët e lënduar në Skenderaj ishte liruar nga QKUK për trajtim në shtëpi. Uniforma e shtetit duhet të respektohet!”, ka shkruar Bajqinovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Polici Mërgim Geci se bashku me Enver Smakiqin kanë mbetur të plagosur gjatë incidenti në Skenderaj ku kanë qenë të përfshirë ish-nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku me disa familjarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tetë persona nga 10 urdhra-arresti, kanë rënë në prangat e…