Deputetët e pavarur rivalizojnë LV-në rreth Ligjit për referendum

11 prill 2018 | 12:33

Grupi i Deputetëve të Pavarur (GDP) është treguar më i shpejt se Lëvizja Vetëvendosje në lidhje me nismën legjislative rreth Ligjit për referendum.

Deputeti i këtij grupi parlamentar, Faton Topalli, ka treguar sot se ka proceduar për në Kuvendin e Kosovës këtë nismë.

Ai në profilin e vet në “Facebook”, ka shkruar se një projektligj i tillë është një mundësi e re e sovranit për vendimmarrje të drejtpërdrejtë.

“Me mbështetjen e 11 deputetëve të tjerë të Grupit të Deputetëve të Pavarur, sot kemi proceduar Nismën Legjislative: ‘Projektligji për Referendum’. Me këtë projektligj do të definohen rregullat dhe procedurat për referendumet të cilat nuk janë përfshirë në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës. Ligji rregullon shpalljen dhe zbatimin e referendumeve, dhe përcaktohen tre llojet e referendumeve: shfuqizuese, kushtetuese, dhe konsultative. Përmes këtij projektligji vendosen praktika të vendeve të rajonit si dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Si deputet, dhe si grup parlamentar jemi të hapur ndaj të gjithë atyre që kanë interes për të ndihmuar në amendamentimin e këtij projektligji pas kalimit të tij në parim në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Topalli.

Një nismë të tillë e kishte paralajmëruar edhe Lëvizja Vetëvendosje në Ditën e Kushtetutës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Hetimeve Tatimore (DHTI)…