Deputetët e PE-së shprehin keqardhje për qasjen e Orbanit ndaj Kosovës dhe Ukrainës

13 dhjetor 2023 | 15:33

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë shprehur keqardhje për “ndryshimin e politikës së kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbanit karshi Kosovës”.

Kjo është thënë në tekstin e një rezolute të publikuar në faqen e Parlamentit Evropian, ku është shprehur gjithashtu keqardhja e eurodeputetëve për qëndrimet e Orbanit për hapjen e negociatave për pranimin e Ukrainës.

“Qëndrimet e Orbanit e pengojnë procesin e zgjerimit të BE-së”, kanë thënë eurodeputetët, të cilët kanë paralajmëruar Këshillin e Bashkimit Evropian për pasojat e mundshme negative të Hungarisë që merr presidencën e në korrik të 2024-ës.

Rezoluta ka theksuar nevojën për reforma të brendshme në BE, paralelisht me procesin e zgjerimit dhe gjithashtu ka kërkuar rritje e kapaciteteve të BE-së për integrimin e anëtarëve të rinj.

468 deputetë kanë votuar për, 99 kundër dhe 58 kanë abstenuar në rezolutën për politikën e zgjerimit, të cilën Parlamenti Evropian e quan një nga mjetet më të forta gjeopolitike në dispozicion të BE-së dhe një investim strategjik në paqe dhe siguri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e saj të…