Deputetët kërkojnë sqarime për tejkalim të buxhetit nga KPMShCK-ja

19 maj 2021 | 12:28

Në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere është duke e shqyrtuar raportin vjetor financiari të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) për vitin 2020, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i komisionit nga LV-ja, Visar Korencia ka pyetur për disa pagesa për orar shtesë se për çfarë shërbimesh janë kryer.

Korenica po ashtu u ka thënë përfaqësuese të Këshillit se pse është bërë tejkalim të buxhetit dhe a janë të vetëdijshëm që kjo nuk duhet të ndodhë.

“Jemi të vetëdijshëm dhe është një shumë simbolike, por planifikimi ndonjëherë bëhet aty këtu. Në mungesë të stafit financiar ne kemi qenë të detyruar të vazhdojmë punën jashtë orarit për këtë staf”, ka shpjeguar Islam Canaj, zyrtar financiar në këtë institucion.

Edhe deputetët tjerë të LV-së që janë anëtar të këtij komisioni kanë pyetur për shpenzimet që ka pasur për mëditje dhe udhëtimet jashtë vendit.

Kurse, Auditori i Përgjithshëm Besnik Osmani ka thënë se javën e ardhshme do të jetë i gatshëm Raporti vjetor financiar për këtë Këshill.

“Më raportin e ardhshëm do ta kemi rekomandim moslejimi për punë jashtë orarit për stafin sepse është kundër ligjit. Më 24 maj presim komentet përfundimtare, dhe pas kësaj date do të jetë në dispozicion për Kuvendin drafti i parë i raportit”, ka deklaruar Osmani.

Kryetari i këtij komisioni Armend Muja ka propozuat që të shtyhet votimi i raportit për mbledhjen tjetër, ndërsa deputeti Eman Rrahmani ka thënë se nuk e sheh të nevojshme pasi që ky Këshill ka buxhet të vogël dhe Komisionin e presin edhe shumë raporte të tjera.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se nuk është mirë ta miratohet një raport pa pasqyrën përfundimtare të të gjeturave të Zyrës së Auditorit.

Edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se nuk duhet të ngutet me këtë cështje.

Në këtë komision ishte paraparë që të raportojnë edhe përfaqësues të Bankës Qendrore lidhur me të gjeturat e Raportit të Progresit për vitin 2020, por që kjo pikë e rendit të ditës është anuluar për shkak të thirrjes se seancës parlamentare prej orës 11:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hana nga Prishtina, e cila ka përfunduar Fakultetin e Pedagogjisë…