Deputeti Aliu kërkon rikthimin e reciprocitetit, kritikon Hotin për qasjen ndaj Serbisë

23 qershor 2020 | 18:39

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka kritikuar qeverinë Hoti për largimin e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Ai ka thënë se shefi i ekzekutivit është duke pranuar çdo kusht nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Në interpelancën plenare për reciprocitetin, Aliu ka thënë se këto masa duhet të rikthehen pasi derivojnë nga barazia.

“Reciprociteti derivon nga barazia, ajo është që derivon marrëdhëniet. Pabarazia, favoret e diskriminojnë dikë tjetër. Duhet të citoj Sami Frashrin që thotë se privilegjet janë shok të Tiranës, pa barazi nuk ka as liri. Nëse dëshirojmë fqinjësi të mirë e raporte normale me Serbinë ne duhet të vëmë reciprocitetin. Serbia nuk ka obligim të sillet mirë me neve, kur ne nuk e vëmë reciprocitetin me të. Kosova duhet të vendos reciprocitet me Serbinë dhe të kërkoj borxhin për krimet e luftës”, ka thënë Aliu, duke shtruar se qeveria Hoti me vullnet të plotë po heq dorë nga anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Zotëri Hoti po pranon çdo kusht nga Vuçiqi dhe njëra nga këto kushte e që është rrënim i pozicionit tonë negociatat është heqja dorë me vullnet të plotë subjektiv në anëtarësimin i Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Ai e deklaroi vet këtë heqje dorë. Ndërsa Serbia nuk pati deklarime për tërheqjen e njohjeve nga shtete që e kanë njohur Kosovën. Ajo mandej përshëndeti tërheqjen e njohjeve në ndërkohë. Po ashtu rikthimi i Thaçit në dialogun është dobësim i pozitës politike të Kosovës në dialog. Zotëri Hoti e riktheu Thaçin e njëjtë, të dëshiruarin e dialogut në të kaluarën”, ka thënë Aliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ka bërë me dije se Sergio Aguero ka…