Deputeti Batusha viziton fabrikën e miellit “Feretta”, ofron vazhdim të bashkëpunimit biznes-institucione

13 korrik 2023 | 12:21

Kryetari i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjakovë, njëherit deputeti Agon Batusha, i shoqëruar nga këshilltarja komunale Shqipe Fejza, vizituan rajonin e Rekës së Keqe, me ç’rast u takuan me bujq të zonës, për të parë mbarëvajtjen e procesit të korrje-shirjeve. Deputeti Batusha është ndalur për një vizitë edhe në fabrikën e miellit “Feretta”, ish-industria e miellit “Hasi”, në Orize të Gjakovës ku janë pritur nga menagjeri i kësaj industrie Qëndrim Dervishaj. Batusha u ka uruar suksese dhe njëherit u ka ofruar bashkëpunim biznes-institucione, me qëllim të zhvillimit dhe suksesit sa më të madh të këtyre bizneseve familjare.

“Aty u pritëm nga Qëndrimi i cili e menaxhon këtë fabrikë bashkë me familjarët dhe stafin e tij, me të cilët bashkëbiseduam për punën e Mullirit të tyre në këtë periudhë, kapacitetet prodhuese, tregun e shitjes si dhe investimet dhe bashkëpunimin me fermerë, ngase krahas Mullirit ata posedojnë edhe një fermë me krerë lopësh.

Atyre iu uruam suksese dhe punë të mbarë, njëherit ofruam vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit biznes-institucione, me qëllim të zhvillimit të gjithmbarshëm shoqëror.”. ka shkruar Batusha ndër tjera.

Njoftimi i plotë i deputetit Batusha:

Gjatë vizitave në teren për procesin e korrje-shirjeve në rajonin e Rekës së Keqe, ndaluam për një vizitë edhe në fabriken e miellit “Feretta” (ish-industria e miellit “Hasi”)në Orize, biznes ky i menagjuar tanimë prej shumë vitesh nga familja Dervishaj.

Aty u pritëm nga Qëndrimi i cili e menaxhon këtë fabrikë bashkë me familjarët dhe stafin e tij, me të cilët bashkëbiseduam për punën e Mullirit të tyre në këtë periudhë, kapacitetet prodhuese, tregun e shitjes si dhe investimet dhe bashkëpunimin me fermerë, ngase krahas Mullirit ata posedojnë edhe një fermë me krerë lopësh.

Atyre iu uruam suksese dhe punë të mbarë, njëherit ofruam vazhdimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit biznes-institucione, me qëllim të zhvillimit të gjithmbarshëm shoqëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se Kosova është bërë…