Deputeti Dreshaj: Jam i tronditur nga ngjarja makabre në Istog

27 dhjetor 2018 | 17:58

Për vrasjen e dyfishtë në Istog ka reaguar deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Gani Dreshaj.

Ai ka thënë se është i tronditur nga vrasja makabre në Istog e policit Izet Demaj.

“Jam i tronditur nga vrasja makabre në Istog e policit Izet Demaj. E pafalshme që një ngjarje horror të ndodhë në qytetin më të qetë të Kosovës. Izeti u bë hero në një akt të turpshëm që fatkeqësisht po janë të shpeshtë në Kosovë. Ngushëllime familjes për këtë vdekje të dhimbshme”, ka shkruar Dreshaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur i…