Deputeti Ferat Shala në përkrahje të punëtorëve të Ferronikelit

24 shkurt 2022 | 12:57

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka dalë në përkrahje të protestës së punëtorëve të Ferronikelit, të cilët sot kanë protestuar para objektit të Qeverisë dhe Kuvendit.

Shala ka thënë se PDK-ja është në përkrahje të punëtorëve të Feronikelit.

“Unë dhe Partia Demokratike e Kosovës jemi në përkrahje të punëtorëve të Feronikelit”, ka thënë deputeti Shala.

Kërkesë kryesore e punëtorëve ishte që të ndërmerren veprime konkrete nga ana e qeverisë për kthimin në prodhim dhe kthimin e punëtorëve të Ferronikelit në punë, të cilët po vuajnë pasoja të rënda ekonomike nga kriza e gjatë.

Protestojnë punëtorët e Ferronikelit (foto)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në Kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca e…