Deputeti gjerman: Serbia gjithnjë e më shumë po i ngjan një regjimi autoritar

18 shkurt 2024 | 08:56

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth, ka thënë se Serbia gjithnjë e më shumë po ngjan në një regjim autoritar.

Me anë të një postimi në platformën “X”, Roth shpërndau një video ku dëgjohej zëri i presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, në njërin nga sheshet e Beogradit përmes altoparlantëve.

“Serbia tingëllon gjithnjë e më shumë si një regjim autoritar. Presidenti Vuçiq mban një fjalim për festën kombëtare, i cili transmetohet drejtpërdrejt përmes altoparlantëve në sheshin kryesor të Beogradit. Të dashur miq në Bashkimin Evropian dhe SHBA, më thoni nëse kjo ndodh në ndonjë demokraci tjetër”, shkroi Roth.

Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë ku kërkohet që të bëhet një hetim ndërkombëtar në lidhje me manipulimet e mundshme të zgjedhjeve të 17 dhjetorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fjalimi i gruas së Alexei Navalni, Yulia Navalnaya, mbajti fjalimin…