Gruaja e Navalnyt mbajti fjalim, gjesti i Vuçiqit “rrëmben” vëmendjen

18 shkurt 2024 | 08:55

Fjalimi i gruas së Alexei Navalni, Yulia Navalnaya, mbajti fjalimin e saj gjatë konferencës së Sigurisë në Mynih, e cila u shoqërua me duartrokitje nga pjesëmarrësit.

Por ajo që tërhoqi edhe më shumë vëmendje ishte presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili nuk duartrokiti pasi ajo përfundoi fjalimin.

Pasi ajo përfundoi fjalën u largua nga skena dhe më pas të gjithë u ngritën në këmbë duke duartrokitur.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ishte ulur në rreshtin e parë, por ishte ndër të fundit që u ngrit në këmbë, por nuk iu bashkua duartrokitjeve.

Në vend të kësaj, ai rregulloi kufjet e tij dhe vazhdoi të qëndronte në këmbë duke vëzhguar rreth e qark.

Yulia Navalnaya mbajti fjalimin për vdekjen e bashkëshortit të saj opozitarit rus Alexei Navalny. Ajo tha se se ende nuk po mund t’u besonte raportimeve.

“Ju sigurisht e keni kuptuar lajmin e tmerrshëm. Nuk e di nëse ende duhet ta besoj këtë. Por, nëse raportimet janë të vërteta, atëherë dua që Putini dhe aleatët e tij ta dinë se do të jenë përgjegjës për gjithçka që i kanë bërë familjes time dhe vendit”, deklaroi ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan Joe Biden ka akuzuar Kongresin për tërheqjen e…