Deputeti Haxhiu: Mbi 15 mijë nënshkrime pro tërheqjes së Trustit

02 korrik 2022 | 23:11

Mbi 15 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionin brenda pesë ditëve, përmes të cilit kërkohet tërheqja e një pjesë të kursimeve të Trustit.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili është shprehur i kënaqur me angazhimin e qytetarëve për të ri-proceduar në Kuvend Projekligjin për Trustin.

“I fascionuar me angazhimin e qytetarëve për të ri proceduar në Kuvend Projektligjin për Trustin”, ka shkruar Haxhiu.

“Mirënjohje e veçantë për Adnan Jasharin dhe të gjithë aktivistët, qytetarët qe anekënd Kosovës u organizuan dhe për 5 ditë kanë siguruar mbi 15 nënshkrime për Nismën Legjislative Qytetare për Projektligjin për Trustin”, shtoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka premtuar se nëse…