Deputeti Haxhiu: Sot u binda se shndërrimi i QS-së në karantinë ishte vendim i gabuar

08 maj 2020 | 13:34

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, pas vizitës së Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Qendrën e Studentëve (QS), ka thënë se është bindur që vendimi për shndërrimin e kësaj qendre në karantinë ka qenë i gabuar.

Ai është shprehur i bindur se do të ishte shumë më mirë që të merrej një vendim ku të gjithë ata që do të futeshin në karantinë dyjavore të vendoseshin nëpër hotele.

“E kam thënë edhe publikisht dhe sot u binda që shndërrimi i Qendrës së Studentëve në karantinë është vendim jo i mirë dhe jo i qëlluar, sepse ka pasur mundësi dhe modalitete shumë më të mira të bëhen”.

“Kushtet të cilat ofrohen për të karantinuarit lënë për të dëshiruar, sepse kanë vetëm një krevat dhe internet. Dy dhoma e përdorin një banjo që kanë qenë kushtet për studentë, por jo për të karantinuarit”.

“Do të ishte shumë më mirë që pas 13 marsit kur është vendosur gjendja emergjente e shëndetit publik në Kosovë dhe është mbyllur hoteleria të karantinuarit të vendoseshin në hotele”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se është befasuar që më shumë persona janë liruar nga karantina rrugës nga aeroporti për në Qendrën  e Studentëve, se sa nga brenda karantinës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i ka shprehur…